Chelsea do t’ia prezantoj kontratën e re trajnerit Antonio Conte pas finales në ‘FA Cup’ kundër Arsenalit.
Trajneri italian ka shijuar një sezon të shkëlqyer në Angli duke i dërguar “Blutë” drejt titullit të pestë në Premierë Ligë me gjithsej 30 fitore, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra e Contes e filloi dobët sezonin me dy disfata në muajin shtator, një ndaj Liverpoolit dhe një ndaj Arsenalit, por ndryshimi i formacionit në 3-4-3 riktheu ata duke i siguruar triumfin në Premierë Ligë.
Spekulimet e fundit thonë se 47-vjeçari mund të rikthehet në Serie A te Interi, i cili ka përgatitur një pagë madhështore për të siguruar shërbimet e tij.
Megjithatë, planet e “Nerazzurrëve” do të prishen sepse hierarkia e “Bluve” është e vendosur për t’i ofruar një marrëveshje te re Contes që do të prezantohet pas përballjes në Wembley./arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...