Antonio Conte nuk ka marrë aspak lajme të mira para ndeshjeve vendimtare të Interit si në Serie A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Inter kanë mbetur pa sulmuesin e tyre kryesor, Romelu Lukaku.
‘Zikaltërit’ përmes një komunikate kanë bërë të ditur se sulmuesi belg ka pësuar një lëndim, pa dhënë njoftime se sa kohë do të mbetet ai jashtë fushave.
Inter në fundjavë luan në ‘San Siro’ ndaj Parmës, dhe mungesa e Lukakut në këtë ndeshje duket mëse e sigurt.
Por, java e ardhshme sjellë përballjen më të rëndësishme të Interit në Ligën e Kampionëve, ku takohet me Real Madridin.
Mungesa e Lukakut ndaj Real Madridit, do të ishte një humbje e madhe për Interin.
Lukaku është golashënuesi më i mirë i Interit këtë sezon, ku pas pesë xhirosh numëron pesë gola.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...