Vazhdimi i aventurës së Interit në Ligën e Kampionëve varet në fije të perit, shumë i hollë dhe gati të këputet në çdo moment. Tani fati europian nuk është më plotësisht në duart e zikaltërve, të cilët përveçse janë të detyruar të fitojnë dy ndeshjet e fundit, do të duhet të shpresojnë për rezultate në favor të tyre nga fushat e Kievit dhe Madridit.
Në fund, u konfigurua skenari më i keq, të cilin asnjë tifoz nuk do ta shpresonte: një hap i qartë prapa, krahasuar me dy edicionet e mëparshme, kur Interi të paktën luftoi për kualifikimin në raundin e dytë deri ditën e fundit, duke e prekur atë, teksa thjesht detajet bënë ndryshimin.
Tani rruga bëhet e vështirë dhe e përpjetë për Antonio Conte, i cili përfundoi në qendër të polemikave. Në rrjetet sociale, hashtagu “#ConteOut” është popopulluar, besimi tek ai tani është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave. Për trajnerin nga Salento, ky është padyshim momenti më delikat i menaxhimit të tij dhe të bën përshtypjen se ishte i mbrojturi i tij, ai që nxiti këtë krizë.
Inter-Real Madrid për Arturo Vidal zgjati 33 minuta, kohë e mjaftueshme që ai të merrte dy kartona të verdhë në një sekuencë shumë të shpejtë. Një gabim i madh, që e penalizoi ekipin në ndeshjen më delikate. Mbetja me 10 lojtarë në fushë iu dha shansin adrilenëve të kalonin në driblime gati tallëse; të aftë për të diktuar ligjin, pavarësisht nga mungesat e shumta dhe të rëndësishme.
Një lehtësi e bujshme e marrjes së kartonëve nga kiliani, i cili nuk ishte në gjendje të përmbante nervat agoniste pas një ndërhyrje (të dyshimtë) të pësuar në zonën e penalltisë së Real Madridit. Një e kuqe që kompromentoi jo vetëm lojën, por edhe të gjithë Ligën e Kampionëve për zikaltrit.
Conte u “tradhtua” nga njeriu i tij, nga ai që “mund të luante edhe në portë”, siç pranoi me krenari në fund të ndeshjes Inter-Torino. Pati përmbysje kundër “granatave”, por jo mbrëmë. Dhe njerëzit e Interit po kërkojnë sqarime nga klubi, që tani per tani nuk komenton.
Të shtunën pasdite është një tjetër lojë e rëndësishme ndaj Sassuolo, e konsideruar “macja e zezë” e Interit në vitet e fundit. Një lloj provimi pa apel për Conte, i thirrur për të gjetur zgjidhje dhe dalë nga ngërçi, për të shmangur një përmbysje në stol, që do të zhbënte të gjitha gjërat e mira të bëra në këtë vit e gjysmë.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?