Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se e ka humbur besimin te sistemi VAR këtë sezon, por akoma e konsideron të rëndësishme këtë teknologji për futbollin.
Teknologjia e asistencës përmes përsëritjes së videos u injorua në disa momente kyçe në ndeshjet Napoli-Atalanta dhe Roma-Napoli, ndërsa ka pasur edhe të tillë që kanë thënë se është dashur të analizohej më mirë penalltia e Juventusit në ndeshjet kundër Genoas.
“Nuk po shfrytëzohet në të njëjtën mënyrë nga të gjithë. Është e rëndësishme për vendimet e mëdha. Në vitin e kaluar kisha më shumë besim, por sot nuk po e kuptojmë si duhet të përdoret, sepse ka shumë pasiguri dhe paqëndrueshmëri”.
“Po të kisha qenë unë gjyqtar dhe po ta kisha këtë teknologji, do ta merrja vendimin tim dhe pastaj do ta lija në duart e VAR-it. Do ta ndaja drejtësinë me më shumë gjakftohtësi”, ka deklaruar konte në një konferencë për shtyp.
Interi luan kundër Bolognas të shtunën, në ndeshjen e javës së 11-të në Serie A, ndërsa ndodhet një pikë prapa Juventusit në tabelën e kampionatit italian. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...