Antonio Conte, pas ndeshjes me Real Madrid, fillimisht u pyet mbi vdekjen e legjendës Maradona. “Ne të gjithë po derdhim lot për humbjen e një njeriu që shkroi historinë e futbollit dhe do të jetë një figurë e pashlyeshme në këtë sport.
Maradona ishte poezia e futbollit. Unë pata kënaqësinë të luaja kundër tij, ta markoja atë dhe akoma më duke jo reale që ai ka ikur, veçanërisht sepse ai ishte akoma i ri. Është vërtetë shumë e trishtueshme”, tha Conte për Sky Sport Italia.
Më pas ai foli për ndeshjen: “Gjithmonë është e vështirë të luash kundër klubeve të mëdha si Real Madrid, kështu që kur je në disavantazh dhe me një lojtar më pak, atëherë bëhet një mal i pamundur të ngjitet. mendoj se e pamë ndryshimin mes nesh dhe atyre. Nuk duhet të na rrëzojnë.
Ka një rrugë që duhet të ndjekim dhe duhet të jemi të uritur, punëtorë dhe të përulur, për të kuptuar se ku jemi. Duhet të mos e lëmë veten të lëkundemi nga zërat jashtë. Rruga e vetme përpara është të punojmë shumë dhe të rritemi në çdo mënyrë të mundshme”.
“Unë nuk mendoj se jemi të dobët, për sa kohë shënojmë shumë gola. Ndoshta për momentin po pësojmë më shumë seç duhet. Përballja ishte një luftë e vërtetë dhe u bë e vështirë të riktheheshim për shkak të një kartoni të kuq që u mor nga një protestë e tepruar. Kjo është situata dhe e pranojmë.
Kishim bërë më mirë në Madrid dhe ishim edhe më agresivë atje, por ishte e vështirë ta shihnim veten menjëherë në disavantazh dhe më pas të na largohej një lojtar me të kuq. Gjithsesi mendoj se ekipi u përpoq. Mos të harrojmë se luanim kundër reali dhe jo me një ekip të vendit të fundit”. /abcnews.al
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit