Antonio Conte ka lavdëruar skuadrën e tij për performancën e mirë dhe me intensitet të mirë në fitoren e Chelseat 2 me 0 ndaj Brighton Hove Albionit në Stamford Bridge.
“Në pjesën e parë ne kishim shanset e duhura për të shënuar por ne nuk arritëm”, u ka thënë italiani gazetarëve pas ndeshjes, transmeton portali arbresh.info. “Për këtë arsye u bë e vështirë sepse kundërshtari qëndronte me dhjetë lojtarë prapa topit”
“Në pjesën e dytë ne u përshtatëm mjaftë mirë dhe krijuam shumë shanse. Ishte një performancë e mirë me intensitet të mirë”
“Ishte performanca e njëjtë si kundër Evertonit, ndaj të cilit ne bëmë 25 goditje drejtë portës por sot ne shënuam dy herë. Ne jemi në formë të mirë për momentin dhe thjeshtë duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë”
Ky rezultat e afroi kampionin në fuqi me pikë afër Manchester United në pozitën e tretë që barazoi sot (e martë) 2 me 2 ndaj Burnleyt në Old Trafford./arbresh.info/
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%