Antonio Conte ka lavdëruar Chelsean për “shpirtin fantastik” të shfaqur kundër Burnelyt mbrëmjen e sotme (e enjte).
Autogoli nga Kevin Long i dha epërsinë në minutën e 20′ Bluve, por Ashley Barnes barazoi shifrat në pjesën e dytë të ndeshjes, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Vicor Moses realizoi golin e fitores në minutën e 69′ duke mbajtur të gjalla shpresat për top katërshe.
“Ne kemi luajtur një ndeshje të mirë kundër një skuadre të vështirë sepse nuk është lehtë të luash kundër Burnleyt”, ka thënë Conte për ‘BBC Sport’.
“Ne kemi luajtur shumë shumë mirë dhe me dy sulmues gjërat funksionuan mirë. Ata luajnë një ndeshje fantastike me dhe pa top. E gjithë skuadra luajti një lojë intensive. Ne e merituam fitoren”
“E pash një shpirt fantastik sonte. Ne duhet të vazhdojmë kështu”
Chelsea, i cili është në ndjekje të Tottenhamit në pozitën e katër, tani i është afruar me pesë pikë pozitës për Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier