Google ADS

Conte: Lampard mund të jetë një trajner i suksesshëm

15:49 | 11 Shkurt 2017
Arbresh Info

Trajneri i Chelseat, Antoine Conte beson që legjenda e “Bluve”, Frank Lampard, mund të jetë një trajner i suksesshëm në të ardhmen.

“Frank Lampard është një legjendë për këtë klub”, tha fillimisht trajneri në konferencën para ndeshjes kundër Burnleyt, transmeton portali arbresh.info.

“Mendoj që ai është duke filluar një karrierë të re si trajneri, por tani është koha për të marrë vendimin më të mirë dhe nuk është lehtë. Unë i kam kaluar këto momente dhe nuk është lehtë të vendosësh se cila është rruga e duhur për të ndjekur”

“Mendoj që Frank mund të punojë në futboll si një trajner dhe mund ta bëjë këtë shumë mirë”, përfundoi Conte./arbresh.info

 

Të ngjashme