Trajneri i Interit, Antonio Conte ka pranuar se ka humbur besimin në VAR këtë sezon, por insiston se teknologjia është ende e rëndësishme në futboll.
“Nuk është duke u shfrytëzuar në të njëjtën mënyrë nga të gjithë”, ka thënë Conte në një konferencë për shtyp, transmeton portali arbresh.info.
“Është e rëndësishme për raste të mëdha. Vitin e kaluar unë kam pasur më shumë besim në këtë, por sot nuk e kuptoj se si duhet të përdoret sepse ka shumë pasiguri dhe lëkundshmëri”
“Nëse unë do të isha gjyqtar dhe do të kisha teknologjinë, unë do të marrja vendimin tim dhe më pas do të vendosja duart në VAR-in. Do të gjykoja me më shumë qetësi”
Interi luan kundër Bolognas të shtunën dhe synon vetëm tri pikë të plota./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...