Google ADS

Conte ka turpëruar keq Jose Mourinho me këtë deklaratë

22:21 | 6 Janar 2018
Arbresh.info

Trajneri italian i Chelsea, Antonio Conte, iu është përgjigjur deklaratave të Jose Mourinhos.

Të dy trajnerët në javët e fundit kanë filluar një ‘Game minds’ duke kritikuar dhe ofenduar njëri-tjetrin me deklarata.

Po ashtu edhe në sezonin e kaluar kishin pasur një kacafytje, pasi Jose Mourinho ishte ndjerë i turpëruar nga festimi i ‘tepruar’ i Contes, për fitoren e Chelsea 4 me 0 ndaj Manchester United në sezonin e kaluar.

Jose Mourinho në deklaratën e tij të fundit ka ofenduar Conten, duke thënë se ai është dënuar nga Federata e Futbollit Italian për kurdisje të ndeshjeve, por sonte Conte iu është përgjigjur në një mënyrë shumë të sinqertë dhe brutale.

Ai e ka quajtur si një njeri mashtrues dhe person të vogël, transmeton arbresh.info.

“Unë mendoj se është shumë e vështirë t’i përgjigjesh këtyre komenteve, sepse kur qëllimi është të ofendosh, atëherë unë mendoj se ju jeni person i vogël. Është një mundësi e mirë kur Chelsea dhe Manchester United do të takohen, që të sqarohemi në një dhomë…vetëm unë dhe ai”, tha Conte.

“Kur ju nuk e dini të vërtetë, mendoj se jeni person i vogël, ai ka qenë person i vogël në të kaluarën, ai është person i vogël tani dhe ndoshta ai do të mbetet person i vogël edhe në të ardhmen”, ka shtuar Conte.

“Në kohët e fundit, ai është duke vuajtur nga amnesia…Për mua dhe për ju, duhet t’i përkushtoni më shumë vëmendje rreth këtij rreziku. Unë e mbajë mend kur ai kishte ofenduar, Claudio Ranieri, për anglishten e tij. Pastaj kur ai ishte shkarkuar, ai kishte veshur një bluzë për Ranierin. Ai është mashtrues”, përfundoi trajneri italian.

Chelsea barazoi si mysafirë i Norwich City në kuadër të FA Cup dhe do të duhet të zhvillojnë edhe një ndeshje për vendosur se cila skuadër do të kualifikohet për në raundin e katërt të FA Cup. /arbresh.info/

https://twitter.com/mrjakehumphrey/status/949743704306323456

Të ngjashme