Trajneri i Interit, Antonio Conte ka shpërthyer për mënyrën e gjykimit të skuadrës së tij në disfatën 2 me 1 ndaj Barcelonës në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e së mërkurës.
Pas epërsisë së hershme të siguruar me anë të golit nga Lautaro Martinez, “Nerazzurrët” u larguan pa asgjë nga Camp Nou për shkak se Luis Suarez realizoi dy gola duke i siguruar tri pikë të plota Barcelonës në Grupin F, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Conte ishte tepër i zemëruar me performancën e gjyqtarit sllovak Damir Skomina dhe deklaroi për frustrimin e tij në një numër të madh vendimesh.
“Nga fillimi isha i shqetësuar rreth gjykimit, është vështirë ta shpjegosh”, ka thënë ish trajneri i Chelseas dhe Juventusit në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes në Camp Nou.
“E kam pasur këtë ndjenjë, madje edhe pse gjyqtarët më shfaqën mua simbolin e tyre të ‘Respektit’. Ne i kemi dhënë atyre respekt, por ata duhet të na japin gjithashtu. Ndoshta unë e kam gabim dhe nuk jam duke kërkuar për justifikim, por jam i zemëruar. Jam i zemëruar sepse humbën këtë ndeshje, por kam një ndjenjë të parehatshme”
“Ne bëmë gjëra të bukura dhe krijuam shumë shanse kundër Barcelonës, por në fund u larguam pa asgjë. Nuk jam duke bërë justifikime me gjyqtarin, por nuk jam ndier rehat sepse kam parë që disa situata janë adresuar dhe të tjerat jo. Por, kur ju vini në Camp Nou, ju duhet të kujtoni se ku jeni”
Disfata e lë skuadrën e Interit në fund të Grupit F së bashku me Slavia Praguen si pasojë e barazimit në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligë të Kampionëve ndaj skuadrës çeke./arbresh.info/
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues