Conte i lumtur nëse Messi mungon sonte te Barça

08:57 | 2 Tetor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Interit, Antonio Conte thotë se do të ishte i lumtur nëse Barcelona do të ishte në mungesë të superyllit Lionel Messi sonte (e mërkurë).

Interi vazhdon edicionin e tyre në UEFA Ligë të Kampionëve me ndeshjen në Camp Nou teksa Lionel Messi është në dyshime për këtë përballje të shumëpritur, transmeton portali arbresh.info.

Duke folur në konferencë për shtyp para ndeshjes, Conte ka thënë:

“Messi dhe Cristiano Ronaldo janë top lojtarët në botë dhe natyrisht se ata mund të ndryshojnë balancinë e çdo ndeshje. Nga ana tjetër, ne duam që Barcelona të jetë me gjithë yjet e tyre, veçanërisht pasi Messi është një kampion unik, por nga ana tjetër ne duhet të jemi të gatshëm për tu përballur me Barcelonën çfarëdo që ndodhë”

“Ne duhet të luajmë me një tempo intensive, të vazhdojmë me tempo të lartë si me top ashtu edhe pa të. Barcelona mund të shënojë në çdo moment, por ne duhet ta kuptojmë këtë pjesë si rritje të procesit dhe duam të shfaqim se ne jemi në rrugën e duhur”

“Është vetëm fillimi i udhëtimit për ne dhe shpresojmë të garojmë në këtë nivel shumë shpejtë”, shtoi trajneri.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Interi luhet në stadiumin Camp Nou duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/

Të ngjashme