Google ADS

Conte flet për Lukakun: Kam dashuri të madhe për të

23:41 | 1 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte, ka folur pas ndeshjes së fituar ndaj Watford.

Ja fjalët e tij për Sky Sports: “Ne shënuam në fund, por mendoj se u përpoqëm dhe u përpoqëm gjatë gjithë ndeshjes”.

“Ne ishim shumë të rrezikshëm në kundërsulm dhe të shpejtë dhe të fortë fizikisht. Ne luajtëm një lojë të mirë dhe e kontrolluam deri në fund. Jam i kenaqur me angazhimin dhe mundin e lojtareve te mi”.

“Ranieri? I uroj me te mirat, ai eshte miku im, ata meritojne me shume. Ne morëm tre pikë, duhet të jemi të përulur, të luftojmë dhe të vuajmë”.

Për tregun e transferimeve: “Nënshkrime të reja? Po, do të ketë, kur u emërova, më thanë se do të takoheshim dhe do të bisedonim për këtë. Lukaku? Unë kam dashuri të madhe për të, por ai është një lojtar i Chelsea”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme