Google ADS

Conte fiton derbin ndaj Guardiolas (VIDEO)

23:03 | 5 Prill 2017
Arbresh Info

Lideri i Premierë Ligës vazhdon me super formë në garën për titull duke mposhtur edhe Manchester Cityn e Pep Guardiolas në ndeshjen më të madhe të sezonit.

“Blutë” e Londrës kanë shënuar fitore me rezultat 2 me 1 në takimin e xhiros së 31 në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Hazard shënoi dy herë gjatë këtij takimi (10′) (35′), ndërsa Sergio Aguero ishte autori i golit të vetëm (26′) nga skuadra e Pep Guardiolas.

Pas kësaj ndeshje, Chelsea përforcon kreun me 72 pikë, shtatë më shumë se Tottenhami në pozitën e dytë, ndërsa Manchester City vazhdon qëndrimin në pozitën e katër me 58 pikë./arbresh.info

https://www.clippituser.tv/c/bzknr

https://www.clippituser.tv/c/pnqlv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme