Arsenali nuk është i kënaqur me Mikel Artetan dhe mund ta shkarkojë në ditët e ardhshme.
Klubi londinez e filloi edicionin 2021/22 me dy humbje, e para ndaj Brentfordit me rezultat 2-0, e me të njëjtat shifra u mposhtën edhe nga rivali lokal, Chelsea në fundjavën e kaluar.
Aresenali duket se ka parë mjaftueshëm nga strategjitë e spanjollit dhe sipas Daily Telegraph, duan t’i ndajnë rrugët.
Një opsion i mirë për të marrë drejtimin e skuadrës është Antonio Conte, që aktualisht është i papunë, pas largimit nga Interi në këtë verë.
Italiani është i hapur për rikthimin në Ligën Premier, pasi në vitet e kaluara ishte trajner i Chelseat, aty ku fitoi Ligën Premier dhe FA Kupën.
Arsenali beson se me Conten mund të rikthehen në Ligën e Kampionëve dhe të ndërtojnë një skuadër që mund t’u sjell trofe. /Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...