Antonio Conte thotë se Interi e respekton Real Madridin derisa ka konfirmuar se Alexis Sanchez nuk është i gatshëm për të startuar të martën në “Alfredo di Stefano”.
Si Interi, ashtu edhe Real Madridi e kanë nisur keq në fazën e grupeve dhe të martën, vetëm fitorja iu ndihmon për të shpresuar për një vend në mesin e 16 më të mirave në Champions League.
“Është ndeshje e fazës së grupeve, shumë e rëndësishme për ne, por edhe për ata. Të dy ekipet synojnë të shkojnë tutje dhe do të jetë e vështirë kundër një skuadër të projektuar për të fituar”, tha Conte para ndeshjes.
“E respektojmë Realin, por do t’i luajmë kartat tona më pas më i miri do të fitojë”.
Ai më pas foli edhe për Zinedine Zidane, pasi trajneri i Realit e lavdëroi atë të Interit.
“Po flasim për një person të jashtëzakonshëm, nuk ka nevojë të flasim si lojtar sepse të gjithë e njohim atë”, u shpreh Conte.
“Ai ka punuar shumë, ishte gjithmonë në rreshtin e parë në stërvitje, edhe pse kishte shumë talent”.
Inter është pa Romelu Lukaku dhe duket e pamundur që Alexis Sanchez ta zëvendësojë atë nesër.
“S’mund të them se mund ta zëvendësojë. Mund të them se vetëm sot është kthyer në stërvitje për herë të parë. Mund ta imagjinoni tani…”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...