Marcos Alonso mund të rikthehet në Serie A.
Mbrojtësi i majtë spanjoll, Marcos Alonso, duhet të kërkojë klub të ri pasi te Chelsea, mund të jetë vetëm zëvendësues i blerjes së re, Ben Chilwell.
Ai ka një ofertë të mirë për t’u rikthyer në Serie A, ku bëri emër.
Sipas Sky Sport, trajneri i Interit, Antonio Conte, dëshiron të ribashkohet me mbrojtësin dhe ka kërkuar nga klubi që të bëjë të pamundurën për ta marrë atë.
Ata ishin së bashku në Stamford Bridge për dy vite dhe trajneri italian beson shumë se Alonso do ta kompletonte mbrojtjen e tij për sezonin 2020/21.
Interi tashmë e ka blerë Achraf Hakimin, e ka blerë Kolarovin, e ka blerë kartonin e Alexis Sanchez, ka rikthyer në skuadër Nainggolanin – Conte po ndërton ekip për titull.
Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë
Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit, SHKK jep detaje
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministre...
Përmbytjet në Itali, evakuohen 1500 persona
Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest: ...
Bellingham dhe Vinicius Jr marrin rritje të konsiderueshme p...