Antonio Conte ka thënë se Borussia Dortmundi ishte e frikësuar dhe ndryshoi sistemin e lojës ndaj Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Lautaro Martinez dhe Antonio Candreva shënuan në fitoren 2-0 të Nerazzurëve, e që njëherësh ishte fitorja e tyre e parë në këtë sezon në garën më të madhe për klube në Evropë.
Conte ka thënë se ata ishin të përgatitur për një ndeshje tjetër, mirëpo skuadra gjermane ishte e frikësuar nga ta.
“Borussia e ndryshoi sistemin e tyre me pesë mbrojtës, që nënkupton se ata ishin të frikësuar nga ne dhe dëshironin ta kopjonin lojën tonë”, ka thënë trajneri italian pas ndeshjes.
“Ne ishim të përgatitur për një tjetër ndeshje, por ne bëmë gjërat shumë mirë. Kur Dortmundi shkonte për 4-2-3-1 pas pushimit, ne morën kontrollin e lojës edhe më shumë”.
“Kemi bërë gjatë gjithë kohës presion dhe ata ndryshuan sistemin e tyre, për të na lehtësuar punën edhe më shumë. Gjëja më e rëndësishme ishte se unë ju thash djemve të mi që mos ta humbim posedimin e topit dhe atë gjë e bëmë”, ka shtuar më tej Conte.
Me këtë fitore Interit ka katër pikë, aq sa Dortmundi, ndërsa Barcelona është lider me shtatë sosh./ Telegrafi/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...