Conte donte të shiste Batshuayin, por klubi refuzoi

16:18 | 19 Shkurt 2018
Arbresh.info

Sulmuesi belg, Mitchy Batshuayi, ka rikthyer formën e tij më të mirë në fanellën e Borussia Dortmundit.

Ai u huazua nga Chelsea gjatë janarit, dhe deri më tani belgu ka shënuar pesë gola në katër ndeshje.

Dortmundi kishte kërkuar të blej kartonin e tij të plotë dhe kishin edhe dritën e gjelbërtë të trajnerit italian, Antonio Conte.

Sipas Daily Mirror, ishte vet klubi i Chelseat që bllokoi shitjen e lojtarit, edhe pse dëshira e Antonio Contes ishte një shitje përfundimtare.

Por, lidershipi i Bluve nuk pranoi që kjo të ndodh pasi ata ishin të bindur se Batshuayi mund të ketë të ardhme të madhe në Londër.

Sa ishte pjesë e klubit anglez ai kishte shënuar 10 gola në 25 paraqitje në gjysmën e parë të sezonit 2017/18. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme