Trajneri i Interit, Antonio Conte, thotë se ai nuk do të hezitojë të largohet nga klubi nëse personat brenda në klub nuk janë të kënaqur me të, edhe italiani e theksoi se ai mbetet i përkushtuar në detyrën e tij me zikaltrit.
Antonio Conte iu bashkua Interit në fillim të sezonit, megjithatë mediumet italiane tani raportojnë se ish-trajneri i Chelseat dhe Juventusit mund të largohet në fund të sezonit 2019/20, transmeton Gazeta Express.
Dyshimet për të ardhmen e tij janë shtuar tani që Interi s’po shfaq formë të mirë që nga rinisja e sezonit në qershor, pas ndërprerjes së të gjitha aktiviteteve sportive në mars shkaku i përhapjes së koronavirusit.
Interi e kaloi Lazion dhe tani radhitet në pozitën e dytë në tabelë, me tetë pikë prapa liderit Juventusit, tani që kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund. Por, pas fitores të së hënës, Conte u pyet për të ardhmen e tij,
“Unë u ftova në Inter për një projekt trevjeçar, për ta kthyer klubin aty ku e meriton të jetë. Natyrisht që për këtë duhet kohë. Unë erdha këtu me shumë entuziazëm. Kam besim”, ka thënë Conte.
“E nisa një projekt trevjeçar dhe kontrata imë vlen tre vjet. Pas kësaj, nëse duam të ma vazhdojnë kontratën… unë jam i lumtur, e di që kemi rrugë të gjatë për të bërë, por unë nuk dua të qëndroj më shumë sesa që duhet”.
“Nëse të gjithë janë të lumtur me punën që po e bëj, dhe mendoj se kështu është tani nga ajo që ma kanë thënë, atëherë nuk e shoh pse do të duhej të mos vazhdojmë tutje së bashku”.
“Nëse ata s’janë të lumtur me punën që po e bëj, atëherë nuk do të hezitoj të tërhiqem”.
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit