Google ADS

Conte bllokon Eden Hazardin në Chelsea

15:50 | 31 Mars 2017
Arbresh Info

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte i ka thënë pronarit të klubit, Roman Abramovich, për të refuzuar çdo ofertë që arrin këtë verë nga Real Madridi për Eden Hazardin.

Real Madridi është aktualisht duke kërkuar transferimin e Hazardit, i cili ka shënuar 11 gola brenda 26 paraqitjeve në Premierë Ligë këtë sezon për t’i ndihmuar “Bluve” për rikthim në krye të tabelës, transmeton portali arbresh.info.

Javën e kaluar, raportet nga mediat spanjolle pretendonin se “Los Blancos” kanë rritur interesimin në reprezentuesin belg për shkak se kërkojnë të rifreskojnë linjën e tyre frontale.

Megjithatë, Conte insiston se ish sulmuesi i Lilles nuk duhet lejuar të largohet nga ‘Stamford Bridge’./arbresh.info

Të ngjashme