Interi ka pësuar 10 gola në pesë ndeshjet e para të sezonit 2020/21 duke arritur një rekord negativ që mbretëronte nga koha e trajnerit Gian Piero Gasperinit.
Sipas gazetës Tuttosport, skuadra e Antonio Contes ka lejuar po aq gola sa pranoi ekipi i Gasperinit kur trajneri aktual i Atalantas ishte në krye të Interit në vitin 2011.
Koha e Gasperinit në Giuseppe Meazza nuk zgjati shumë pasi ai u shkarkua pikërisht pas pesë ndeshjeve në të gjitha garat.
Tani, Conte nuk rrezikon të përfundojë në të njëjtën mënyrë, por rezultatet dhe paraqitjet kanë qenë të dobëta deri më tani këtë sezon.
Conte ka disa alibi pasi Interi ka shumë lojtarë jashtë fushe për shkak të infektimit me Covid-19.
I fundit prej tyre, Achraf Hakimi, doli pozitiv për Coronavirus vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Monchengladbach të mërkurën.
Lojtarë tjerë si Ashley Young, Roberto Gagliardini, Milan Skriniar dhe Ionut Radu janë akoma pozitivë për Covid-19.
Interi pritet të përballet me Genoa nesër (e shtunë) dhe Shakhtar Donetsk të martën dhe në rast të rezultateve negative atëherë karrigia e Contes mund të lëkundet. /Telegrafi/
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë