Antonio Conte ishte më shumë kritikë tani pas fitores 3-0 në Sassuolo se kur humbiste. “Asgjë nuk është e lehtë në Inter, njerëzit mezi presin të hedhin baltë në ne. Përgjegjësia duhet të shpërndahet, nuk duhet lërë vetëm trajnerin apo lojtarët vetëm”
Trajneri dëshironte që skuadra e tij të ishte më e vendosur dhe me kërkuese në presionin e tyre dhe kjo u pa në 15 minuta e parë, kur ata vetëm kishin kaluar 2-0 në epërsi.
Alexis Sanchez shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes, pastaj Vlad Chiriches aksidentalisht shënoi në golin e tij pas një goditje të Vidal.
Pavarësisht posedimit të madh të Sassuolos, Roberto Gagliardini shënoi edhe golin e tretë për Interin.
“Ne gjithmonë përpiqemi që ta bëjmë më të mirë, disa herë funksionon më mirë se herët e tjera, ndonjëherë rezultatet nuk janë pozitive, por ne e japim 100 për qind nga vetja”, tha Conte për Sky Sport Italia.
“Inercioni mund të shkaktohet në një mënyrë apo tjetër, më e rëndësi është që kur dalim nga fusha të dalim me fanellën e qullur nga djersët”.
Conte është pyetur edhe për ndryshimet në mesfushën e tij, duke vendosur Nicolo Barella në mesfushë e jo si tre kuartist prapa sulmuesve.
“Nuk ka ndryshuar asgjë prej gje”, ka insitutuar ai. “Le të themi e kemi përgatitur ndeshjen në menyrë të atillë që ta respektojmë kundërshtarin. Barella luajti para mbrojtjes për herë të parë, por ai ka nevojë që ti qet përpara sulmuesit në situata të caktuara”.
“Ne respektuam karakteristikat e Sassuolos dhe në fund shkojmë në shtëpi me një fitore të rëndësishme”.
Conte është pyetur nëse kjo ishte paraqitja më e mirë e Interit në këtë sezon dhe përgjigja e tij ishte e menjëhershme por edhe me plot nervoz.
“Absolutisht jo. Është rezultati i jonë më i mirë në këtë sezon, por paraqitjet e tjera ishin shumë më të mira se kjo. Rezultati nuk mund të gjykohet me paraqitje”.
“Nëse po flasim për përkushtimin në fushë, ndoshta ishte më e mira, por nëse ne flasim për kualitetin e lojës, kjo është një gjë tjetër. Ideale është që të kombinohen të dyja elementet”.
“Ndeshjet ndryshojnë, karakteristikat e kundërshtarit ndryshojnë, ne duhet të jemi të gatshëm që t’i adaptohemi situatave. Sa për sot, ne e kemi studiuar Sassuolon mirë dhe i uroj lojtarët e mijë, sepse nuk është lehtë te jesh në Inter, kështu në përgjithësi”.
“Asgjë nuk është e lehtë këtu. Interi janë një klub ku njerëzit mezi presin që të na baltosin me negativitet. Ne duhet të jemi të mbyllur hermetikisht dhe të mos lejojmë asnjë njeri nga jashtë, sidomos ata që mezi presin të hedhin baltë në ne dhe të flasin keq”.
“Kam punuar me klube të mëdha më parë, por nuk kam parë negativitet dhe gatishmëri për ta goditur Interin me çdo çmim, është e vështirë për të gjithë ne. Ne duhet ta përdorim këtë si ekstra motivim dhe ta japim më të mirën tonë”.
Kjo është një deklaratë e njëjtë e Contes që e kishte thënë në fund të sezonit të kaluar, ku praktikisht ai kishte kërcenuar të largohet për shkak se nuk ka “mbrojtje” nga klubi.
“Gjithmonë kam thënë, përgjegjësia duhet shpërndarë. I kam thënë disa gjëra para tre muajve, pra nuk është një histori antike. Në moment pozitive dhe negative përgjegjësia duhet të shpërndahet në menyrë të barabartë”.
“Nëse gjërat shkojnë keq, ju nuk mund t’i fajësoni vetëm trajnerin dhe lojtarët. Ndryshimi i një trajneri është një zgjidhje, jo vetëm ajo. Nëse është një anije në ujëra plot valë, juve ju duhen të gjitha duart e pasagjerëve që mos ta lënë anijen të fundoset, pra nuk duhet lënë një trajner ose ndonjë lojtarë që të mbytet i vetëm”.
A e ndjen Conte vetën të sigurt si trajner?
“Shpresoj kështu, shpresoj kështu”, ka thënë ai. /GazetaExpress/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...