Conte arrin në Londër, zyrtarizmi te Tottenhami mbetet vetëm çështje kohe

17:42 | 1 Nëntor 2021
KRG

Antonio Conte ka mbërritur në Londër për të diskutuar për një marrëveshje të mundshme me Tottenhamin.

Edhe pse është përfolur se Conte pritet të marrë drejtimin e Manchester United, sot gjatë ditës është raportuar se Tottenhami pas humbjes ndaj Manchester United me rezultat 3-0, ka gjetur zëvendësimin ideal të menaxherit të tyre te cilin e kanë shkarkuar, Nuno Espirito Santo.

Conte pritet  që sonte të takohet me drejtuesit e Tottenhamit për detajet e fundit, ndërsa thuhet se do të nënshkruaj kontratë më vlerë deri në vitin 2023.

Tottenhami aktualisht gjendet në vendin e tetë të tabelës së Premier Ligës me 10 pikë më pak sesa lideri i tabelës, Chelsea. /arbresh.info/

Të ngjashme