Conor McGregor ka pranuar që të ndeshet prapë me Dustin Poirier, por irlandezi insiston që ndeshja të zhvillohet në vitin 2020.
Lajmet qarkullojnë që McGregor do të rikthehet në ‘kafaz’ pasi lajmëroi pensionimin e tij nga UFC.
Poirier shënoi një mesazh te McGregor në rrjetin social ‘Twitter’, duke i treguar që ai është i gatshëm gjithashtu, por nuk vonoi edhe mesazhi i irlandezit për ndeshje. “Përshëndetje Dustin! Unë kam pranuar ofertën e UFC për t’u ndeshur kundër teje, por unë dëshiroj që të ndodh në vitin 2020”.
McGregor nuk është ndeshur që nga janari, dhe në verë ai paralajmëroi pensionimin, por ka pranuar që të ndeshet edhe me Diego Sanchez në UFC 253, ndërsa me 25 shtator, McGregor ka paralajmëruar që do të ndeshet edhe me boksierin Manny Pacquiao.
UFC nuk e ka bërë ende zyrtar ndeshjen në mes McGregor dhe Poirer, edhe pasi që të dy ‘luftëtaret’ kanë pranuar që të ndeshen në mes veti.
Të dy janë takuar në UFC 153 në vitin 2014, ku irlandezi fitoi me nokaut në raundin e parë. /Gazeta Express/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...