Dana White ka zbuluar se Conor McGregor pritet të rikthehet në Ultimate Fighting Championship (UFC) në fillim të vitit 2020.
Boksieri 31-vjeçar nuk ka luftuar që nga humbja që pësoi nga Khabib Nurmagomedov në UFC 229 në tetor të vitit të kaluar.
Në mars të këtij viti, ish-kampioni i peshave të mesme kishte konfirmuar pensionimin nga sporti i arteve marciale në llogarinë e tij në Twitter.
“Hej djem dua të bëjë një njoftim të shpejtë, kam vendosur të pensionohem nga sporti që formalisht njihet si ‘Artet e përziera marciale’”, kishte bërë me dije irlandezi.
McGregor në disa postime kishte paralajmëruar se mund të rikthehet nga pensionimi, ndërsa presidenti i UFC-së, Dana White, zbuloi se ai mund të rikthehet.
“Mendon se McGregor do të rikthehet sërish këtu në fillim të vitit 2020. Realisht, të gjithë jemi duke shikuar se çfarë do të ndodhë me meçin e Khabibit kundër Dustin Poirier”, ka thënë i pari i sportit të arteve marciale.
“Pas kësaj përballjeje, do të ketë shumë lëvizje interesante. Do të njoftoheni me kohë për çfarë do që ndodhë”, ka shtuar më tej White.
Raportohet se McGregor po e kërkon rimeçin ndaj Khabibit, në mënyrë që t’i rrit fitmet e tij, por edhe të hakmerret për humbje që i shkaktoi në vitin e kaluar./telegrafi
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...