Conor McGregor do të ketë shansin e tij që të luftojë për titull të boksit, mirëpo fillimisht duhet të mposhtë një boksierë në top 15 të përcaktuar nga WBC.
The Notorious do të rikthehet në Oktogon për t’u përballur me Dustin Poirierin në kuadër të UFC 257 më 23 janar, aty ku do të përcaktohet kampioni i ri i peshave të mesme të lehta.
Por, McGregor që ka pësuar disfatë nga Floyd Mayweather është duke e kërkuar rikthimin në ring, pas asaj që i ndodhi në vitin 2017.
Në fakt, në të kaluarë irnaldezi kishte thënë se ai është i aftë që të fitojë titullin edhe në boks.
Presidenti i WBC, Mauricio Sulaiman është shprehur i gatshëm që t’i jap mundësinë McGregorit që të luftojë për titull.
“Mendoj se ai duhet fillimisht të mposht një boksier të renditur nga ne, që ta ketë mundësinë të luftojë për titull”, ka thënë ai për The Sun.
“Pasi ne kemi shumë shembuj nga luftëtarët e arteve marciale, që rikthehen në profesionist të boksit dhe lejohen të luftojnë për titull”.
“Ne kemi një super yll si Vasyl Lomachenko, që është konvertuar në një boksier profesionist dhe ai na ka dëshmuar se një gjë e tillë funksionon”, ka shtuar më tej Sulaiman.
Lomachenko që ka një rekord në kategorinë si boksier fillestar prej 296 fitoresh dhe një humbje, ka fituar titullin WBO në boks.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës