Tifozi i Manchester United, Conor McGregor është një tifoz i madh i punës së Ole Gunnar Solskjaerit qysh pasi norvegjezi mori detyrën si trajner i përkohshëm në Old Trafford.
“Djajtë e Kuq” mposhtën Arsenalin 3 me 1 në FA Kupë mbrëmjen e së premtes duke bërë kështu që Solskjaeri të sigurojë fitoren e tetë rresht qysh pasi mori detyrën në karrigen e nxehtë në United, transmeton portali arbresh.info.
Golat nga Alexis Sanchez, Jesse Lingard dhe Anthony Martial i dhanë fitoren United në veri të Londrës dhe ish kampioni i UFC-së, McGregor ishte qartë shumë i impresionuar.
Irlandezi shfrytëzoi llogarinë e tij në Twitter menjëherë pas ndeshjes dhe dukej shumë i emocionuar me atë që Solskjaeri është duke bërë në Old Trafford.
“Ole Gunnar Solskjaeri është një person i veçantë! Super zëvendësuesi në Manchester United. Lojtari dhe trajneri. Çmenduri!”, ka shkruar McGregor në llogarinë e tij.
“Ju mund ta ndjeni pasionin që ai ka për klubin dhe historinë e tij. Duke rrezatuar me krenari derisa me plotë gjallëri i shpjegon skuadrës aftësitë e shkëlqyera për kundërsulme gjatë viteve. Në të kaluarën dhe në të tashmen!”
Meçi i ardhshëm i McGregor në UFC nuk është vendosur ende, ndonëse janë zhvilluar bisedime për një meç kundër Donald ‘Cowboy’ Cerrones ose një rimeç kundër Khabib Nurmagamedov pas disfatës që pësoi kundër rusit në UFC 229./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...