Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate i ka dorëzuar mesfushorit të Crystal Palace, Conor Gallagher, thirrjen e parë te Kombëtarja e Anglisë për ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës kundër San Marinos të hënën.
Mesfushori ka qenë në formë të jashtëzakonisht mbresëlënëse këtë sezon në “Selhurst Park” si i huazuar nga Chelsea dhe është shpërblyer me “shijen” e tij të parë te “Tre Luanët”.
Congratulations to Conor Gallagher, who has been called up to the #ThreeLions squad for the first time! ? pic.twitter.com/zhEcHPUd5R
— England (@England) November 14, 2021
Megjithatë, derisa Gallagher hynë në skuadrën angleze, gjithashtu Anglia ka njoftuar se pesë lojtarë janë larguar nga kampi përpara ndeshjes finale.
Jack Grealish, Jordan Henderson, Raheem Sterling, Mason Mount dhe Luke Shaë janë kthyer të gjithë në klubet e tyre përkatëse.
Mount dhe Shaë kishin luftuar me shëndetin e tyre pasi u thirrën për shkak të operacioni dentar për lojtarin e Chelseat dhe tronditjes për mbrojtësin e Manchester United.
Grealish dhe Henderson janë larguar për vlerësime të mëtejshme mbi dëmtimet nga departamentet mjekësore të klubeve të tyre, ndërsa Sterling largohet nga kampi për një çështje personale.
Anglia do të stërvitet në terrenin stërvitor të Tottenham të diele para se të niset për në San Marino më vonë sot./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...