Fiorentina, Basel, West Ham dhe AZ Alkmaar me mision të qartë. Katër skuadrat evropiane kërkojnë finalen e Conference League që do të luhet më 7 qershor në Pragë.
Por para se të arrijnë në finish, të katër skuadrat duhet të mendojnë për gjysmëfinalet e para.
Fiorentina do të presë Baselin me shpresën për të arritur një finale evropiane që mungon që nga viti 1990, kohë kur ekipi nga Firence mundej në finalen e kupës UEFA nga Juventus. Për trajnerin e Fiorentinës, Vincenzo Italiano ajo që djemtë e tij kanë bërë deri më tani në Evropë ka një vlerë të jashtëzakonshme.
Megjithatë ekipi italian duhet të bëjë kujdes pasi zvicerianët konsiderohen specialistë të barazimeve, në katër ndeshjet e fundit Baseli i ka mbyllur llogaritë në kohën shtesë.
Ndeshjen e parë West Ham do të presë në shtëpi skuadrën holandeze AZ Alkmaar.
Fitorja e fundit në kampionat ndaj Manchester United dhe pothuajse ka siguruar mbijetesën, West Ham vjen me moralin e duhur dhe duhet përmendur gjithashtu se ekipi anglez ka shënuar 17 gola nga gjashtë ndeshjet në shtëpi të Conference League.
Statistikat nuk flasin për AZ Alkmaar pasi ekipi holandez ka humbur gjashtë ndeshje ndaj skuadrave angleze. Të katër takimet do të luhen sot, duke filluar nga ora 21:00./rtsh
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...