Vetëm dy muaj kanë mjaftuar për të bindur drejtuesit e Juventus, që ta mbajnë në Torino.
“Ylli” portugez, Francisco Conceicao po kalon një moment “magjik” me fanellën e “Bardhezinjve” italianë, teksa deri më tani ka arritur të shënojë 2 gola dhe të dhurojë 5 asistime, në 10 përballjet e para në Serie A dhe UEFA Champions League.
Të tilla performanca kanë bërë që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të mendojnë seriozisht për të paguar klauzolën e tij 30 milionë euroshe, e cila do ta bënte përfundimisht pjesë së 36-të herë kampionëve të Serie A.
Ndërkaq, kujtojmë se te Juventus, Conceicao është në huazim nga “Dragonjtë” portugezë të Porto, huazim nga i cili “gjigantët” e Liga Nos 10 milionë euro, të ndara në formulën 7 milionë euro bazë dhe 3 të tjera në formën e bonuseve, në bazë të arritjeve të lojtarit dhe të klubit gjatë këtij sezoni. /i.m /abcnews.al
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...