Conceicao flet për herë të parë pasi u emërua trajner i Milanit

08:32 | 31 Dhjetor 2024
D.H

Ditën e djeshme zyrtarisht Milani, shkarkoi trajnerin Paulo Fonsenca dhe vendin e zuri Segio Conceicao.

Trajneri i ri i Milanit, Sergio Conceicao, foli për herë të parë në këtë detyrë pasi mori zyrtarisht drejtimin e kuqezinjve të hënën.

“Jam krenar për emërimin tim në Milan. Më duhet të përfaqësoj një klub të madh, duhet të jap maksimumin. Nuk kemi shumë kohë, por nuk mendoj se është një justifikim. Unë dua faktet dhe rezultatet për të folur për mua, ka shumë punë përpara”, tha Conceiao.

Conceicao ka nënshkruar një kontratë një vit e gjysmë me Milanin, e cila do ta mbajë atë në San Siro deri në qershor të vitit 2026.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme