Trajneri i Portos, Sergio Conceicao, beson se të besuarit e tij do t’i bëjë probleme Juvntusit në ndeshjen e vlefshme për 1/16 të Ligës së Kampionëve.
Juventus udhëton në Portugali për ndeshjen e parë dhe ekipi vendas është i sigurt se do të përballet si i barabartë me Zonjën e Vjetër të mërkurën.
“Ne do t’i bëjmë probleme Juventusit pasi Porto gjithashtu ka ADN-në”.
“Ne kemi një mentalitet fitues pavarësisht nga kundërshtari. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se qasja jonë duhet të ndryshojë në kohë të ndryshme të lojës, ndërsa gjithmonë kërkojmë rezultat pozitiv”, ka thënë Conceicao në konferencë për shtyp.
Cristiano Ronaldo kthehet në atdheun e tij dhe ylli i Juventusit ka shënuar shtatë herë në fazat e eliminimit për Bianconerët deri më tani.
“Cristiano mund të vendosë një ndeshje në çdo moment dhe fazën e sulmit është një lojtar i shkëlqyer”.
“Ai është më i miri në botë pa dyshim. Ne duhet të jemi solid, kompakt dhe koheziv”.
“Ne duhet të kuptojmë se çfarë hapësire dëshiron Cristiano, [Alvaro] Morata, [Dejan] Kulusevski ose kushdo që luan përpara dhe ndalim ata”, deklaroi strategu portugez. /Telegrafi/
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...