Sulmuesi i Bayern Munich, Kingsley Coman ka diskutuar të ardhmen e tij te Bayern Munich.
Të shtunën Bayern u mposhtë nga Bayer Leverkusen me rezultat të ngushtë 1-2, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa sot në një intervistë, gjermani ka thënë se dëshira e tij është që të qëndrojë në “Allianz Arena” edhe për 12 vitet e ardhshme njësoi si legjenda e klubit, Franck Ribery.
“Jam i sigurt që do të qëndrojë edhe për një kohë të gjatë në Bayern. Qyteti është fantastik, klubi është i mrekullueshëm, jemi duke fituar tituj dhe e gjitha që na nevojitet është Liga e Kampionëve”
“Nuk do të ndryshoja asgjë që kam bërë deri më tani. E ndjej besimin e klubit dhe gjithmonë ndihem i rëndësishëm në skuadër. Imagjinoj të qëndrojë edhe për 12 vitet e ardhshme në Bayern, siç bëri Franck Ribery”
23-vjeçari i është bashkuar “bavarezëve” në vitin 2017 në formë huazimi nga Juventus, pasi nuk arriti të gjejë formën më të mirë në Itali.
Për “Zonjën e Vjetër” bëri vetëm 15 paraqitje, derisa për gjigantin gjerman ka arritur të bëjë 141 paraqitje./arbresh.info
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...
MCA Kosova mban konferencë për sistem të ruajtjes së energji...
Rritet bilanci i viktimave nga zjarret katastrofike në Los A...