Ish ylli i Liverpoolit dhe analisti, Stan Collymore ka thurur lavde për mesfushorin e talentuar të talentuar, Matteo Guendouzi.
I riu ishte një figurë impresive për “Topçinjtë” gjatë barazimit 2 me 2 të tyre kundër Tottenhamit në derbin londinez vikendin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
“E kam thënë sezonin e kaluar se Matteo Guendouzi mund të shkoj dhe mund të jetë kudo që dëshiron në Premierë Ligë”, ka thënë Collymore për The Mirror.
“Performanca e tij në derbin në veri të Londrës të dielën shërbeu vetëm si ripohim i këtij besimi”
“Ai ka aftësi, vizion dhe dituri”
“Nëse ai qëndron në Arsenal dhe ata e ndërtojnë atë rreth tyre, vendosja e dikë me më shumë disiplinë se Granit Xhaka dhe dikë më fizik dhe i madh sesa Lucas Torreria, atëherë ne mund të shohim ngritjen e një superylli para syve tanë”
“Ai vërtetë është i mirë”
Guendouzi u transferua te klubi anglez nga Lorienti verën e kaluar dhe tashmë 20 vjeçari është një figurë kryesore në mesfushën e klubit./arbresh.info/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...