Ish sulmuesi i Chelseas, Carlton Cole ka thënë se është shumë herët për të krahasuar Tammy Abraham me dy legjendat e klubit Didier Drogba dhe Jimmy Folyd Hasselbaink.
Abraham është në formë të shkëlqyer dhe ka arritur të shënojë 11 gola në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Cole beson se është shumë herët për të krahasuar anglezin me legjendat si Hasselbaink dhe Drogba.
“Tammy për momentin nuk krahasohet me Hasselbaink dhe Drogba. Hasselbaink kishte ditët e tij duke bërë gjërat si qendërsulmues, ndërsa Drogba ia doli shumë mirë në Ligën e Kampionëve”
“Tammy ka vetëbesim andaj ka këtë sukses. Kishte një mallkim fanella me numrin nëntë dhe ai ia doli të bëjë një punë të mirë. Është duke ia dal shumë mirë për momentin”
“Është me ndryshe. Nuk e shoh si qendërsulmues të fortë. Lëviz në të majtë dhe djathtë dhe luan lehtë si sulmues i krahut. Është aq i mirë”
Abraham sapo është shëruar nga një lëndim dhe dje arriti të shënojë gol kundër Aston Villas./arbresh.info.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...