Çmimin “Puskas” të FIFA-s e merr Olivier Giroud

20:51 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Sonte po ndahen çmimet e sportit “The Best” nga FIFA, shkruan arbresh.info

Çmimin për golin më të bukur te emëruar sipas hungarezit Ferenc Puskás e mori Olivier Giroud.

Të tre kandidatët e fundit ishin sulmuesi i Arsenalit Olivier Giroud, portieri afrikano-jugor Oscarine Masuluke dhe Dejna Castellanos i Venezuelës.

Çmimi Puskas është një çmim i dhënë nga FIFA për lojtarin që gjykohet se ka shënuar golin më të mirë të vitit të kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme