Argjentinasi ende nuk ka vendosur lapsin për rinovimin e kontratës te klubi në Camp Nou, por Barcelona është e gatshme të paguaj një shumë madhështore për të mbajtur atë në klub.
Barcelona është e përgatitur për t’i dhuruar sulmuesit Lionel Messi një bonus me të cilin thyen rekord kur ai nënshkruan kontratën e re te klubit në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info. Argjentinasi do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe ende nuk ka vendosur lapsin në letrën për të rinovuar marrëveshjen.
Muajin e kaluar, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, insistoi se e vetmja gjë që mungon është nënshkrimi i tij në marrëveshjen e re prej 500 mijë funta në javë.
Bazuar në gazetën katalunase ‘L’Ara’, Barcelona do t’i ofrojë një bonus rreth 85 mijë funta kur sulmuesi do të pranojë kontratën. Pasi Messi shkëlqeu duke dërguar Argjentinën në Kampionatin Botëror këtë javë, ai hapi një tjetër dritare për të marrëveshje të re e cila pritet të nënshkruhet gjatë pushimeve të ardhshme në muajin nëntor.
Barcelona mund të paguaj marrëveshjen me ndihmën e marrëveshjes së re me kompaninë Nike dhe një sponsor të stadiumit në Camp Nou. Ata janë të përgatitur për një rinovim prej 500 milionë funta të vendin ikonik, ku kapaciteti do të rritet për 105.000 ulëse deri në sezonin 2021/22.
Por, përveç kulmit të ri, tabelave për shfaqjen e rezultateve në rezolucion të lartë dhe objektet në pjesën VIP, stadiumi pritet të ndryshojë edhe emrin. ‘Sport’ raporton që Barcelona tashmë ka nisur negociatat me kompanitë globale rreth mundësisë për të marrë të drejtat.
Gjiganti katalunas shpreson për një marrëveshje mbi 200 milionë euro./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”