“Çmimi i publikut” i jepet Hazirit e Tmusiqit

21:42 | 19 Dhjetor 2024
R J

Federata e Basketbollit të Kosovës sot ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit 2024.

Në këtë ceremoni u nda edhe “Çmimi i publikut”, i cili u dha nga zyrtari i Artmotion, Alaudin Hamiti dhe Arbër Loxha.

Këtë çmim, në kategorinë e femrave e fitoi basketbollistja e Prishtinës, Malvina Haziri, ndërsa për meshkuj, Mikaile Tmusiq i Trepçës.

Në kuadër te “Çmimi i publikut” u dha edhe çmimi për veteran, të cilën e fituan Mithaht Belegu dhe Xhevahire Mustafa, teksa ai për kontribuues iu dha Mexhit Sogojevës.

Si ambasadore e basketbollit të Kosovës jashtë vendit, çmimin e fitoi Astera Tuhina, ndërsa “shpresa e vitit” për meshkuj u zgjodh Ylli Kastrati, ndërsa për femra, Flutura Mehemti.

Të ngjashme