Çmenduri në Bernabeu, gol spekatolar nga Ajaxi

22:36 | 5 Mars 2019
Arbresh Info

Një dramë e vërtetë është parë sonte (e martë) në Bernabeu.

Ajaxi me super lojtarët e tyre të talentuar ka tronditur kampionin në fuqi të Evropës, shkruan portali arbresh.info.

Pas tri golave të shënuar brenda një ore lojë në ndeshjen e tyre të dytë në kuadër të xhiros së 1/8-ës në Ligë të Kampionëve, Ajaxi ka shënuar edhe golin e katërt dhe në formë spekakolare për 1 me 4.

Lasse Schone ka lënë të tronditur portierin Thibaut Cortois dhe të gjithë tifozët e ‘Los Blancos’ me golin e tij të jashtëzakonshëm nga gjuajtje  lirë në minutën e 72′.

Goli i tij erdhi vetëm dy minuta pas golit nga Asensio për 1 me 3.

Rezultati i përgjithshëm është 3 me 5 në favor të skuadrës holandeze./arbresh.info/


(Goli e tij mund ta shikoni këtu)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme