‘Los Blancos’ shpresojnë të arrijnë një marrëveshje për të bindur Daniel Levyn të shes sulmuesin në formë të Anglisë
Real Madridi është i gatshëm t’i ofroj Tottenhamit yjet si Gareth Bale, Karim Benzema dhe Luka Modric për superyllin Harry Kane, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse “Spursët” insistojnë që nuk kanë nevojë të shesin sulmuesin e tyre, gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon që ‘Los Blancos’ janë duke përgatitur një ofertë marramendëse me shpresën për t’i ndryshuar mendjen drejtorit ekzekutiv të Tottenhamit, Daniel Levys.
Sipas raportit nga gazeta e lartpërmendur, vetëm Bale dhe Benzema do të përfshihen fillimisht në një ofertë.
Por, nëse “Spursët” kërkojnë tarifën prej 200 milionë euro me të cilën gazeta spanjolle e vlerëson superyllin Harry Kane, ata duhet të shtrojnë edhe Modricin në këtë marrëveshje.
Harry Kane, tani si një 24-vjeçar, ka shënuar 15 gola brenda vetëm 13 paraqitjeve për klubin dhe vendin e tij këtë sezon./arbresh.info/
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...