‘Çmendët’ PSG-ja, zbulon çmimin tundues të Neymar-it

23:45 | 3 Qershor 2020
Arbresh Info

Para pandemisë së koronavirusit, Barcelona dëshironte të transferonte Lautaro Martinez dhe Neymar.

Ideja ishte të transferonte sulmuesit më të mirë, mirëpo planet e tyre janë goditur, kështu që klubi katalunas e ka bërë prioritet argjentinasin, marrëveshje e cila pritet të kompletohet në muajt e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Barcelona gjithashtu është duke provuar të transferojë Neymar nga PSG, por vlera që kërkon klubi francez është i pamundur të paguhet.

Sipas Sport, PSG do e lejojë brazilianin të largohet te Barcelona ose të ndonjë skuadër tjetër, vetëm nëse ofrohen 175 milionë euro, vlerë e cila është e pamundur të paguhet këtë vit.

Mbetet të shihet nëse “Parisienët” do zbresin çmimin e kërkuar, ose Neymar do mbetet edhe për sezonin e ardhshëm në “Parkun e Princave”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme