Google ADS

‘Çmendët’ PSG-ja, kërkon më shumë se 300 milionë euro për Kylian Mbappe-n

18:20 | 14 Shtator 2020
Arbresh Info

Lajmet e fundit thonë që ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka njoftuar klubin se do largohet pas fundit të edicionit të ardhshëm.

Francezi ka arritur t’i fitojë të gjitha trofetë me PSG-në, pos Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligë-s, andaj dëshiron sfidë të re, transmeton portali arbresh.info.

Real Madrid-i shihet si favorit për të transferuar Mbappe-n, të cilin e shohin si pasuesi adekuat i Cristiano Ronaldo-s.

Nuk ka dyshime që “Los Blancos” e duan francezin dhe do synojnë ta transferojnë në verën e vitit 2021, por sipas The Sun, PSG planifikon të fitojë rreth 324 milionë euro me shitjen e tij.

Në fakt, plani i gjigantit spanjoll është të ofrojë 100 milionë euro dhe nëse PSG nuk pranon, do e lejojnë Mbappe-n të qëndrojë edhe për një edicion, pastaj të largohet si agjent i lirë, kurse Real-i do i paguajë lojtarit bonuse të shumta.

Në garë për Mbappe-n mbesin edhe Liverpool e Manchester City, por thuhet se fituesi i Kupës së Botës ka vendosur t’i bashkohet 13 herë kampionit të Evropës./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme