Paris Saint Germain ka ndezur merkaton e verës, duke transferuar emra si Wijnaldum, Hakimi, Sergio Ramos, Donnarumma e Lionel Messi, megjithatë klubi francez nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.
Ëndrra e Nasser Al Khelaifit është që të bëjë bashkë në një skuadër Neymar, Messin dhe Cristiano Ronaldo dhe me dy të parët që i ka tashmë në “Parkun e Princave”, po përgatit planin për të sjellë në Paris edhe yllin portugez.
Ky i fundit është nën kontratë me Juventusin deri në verën e ardhshme dhe palët nuk kanë ndërmend të rinovojnë, ndaj Leonardo ka nisur kontaktet me menaxherin Jorge Mendes, për të bërë një para-kontratë, që do ta çonte CR7-ën te PSG-ja menjëherë pas fundit të sezonit.
Propozimi i francezëve është për një kontratë dy vjeçare me pagë prej 20 milionë eurosh në sezon, shifra këto që vështirë se mund të refuzohet nga Ronaldo, që për më tepër verën e ardhshme do të ketë 37 vite mbi supe dhe do të nënshkruajë ndoshta kontratën e fundit të karrierës.
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që palët të bashkohen që këtë verë. Gjithçka varet nga Kylian Mbappe, të cilin Al Khelaifi dëshiron ta mbajë me çdo kusht në Paris, por sulmuesi francez po këmbëngul për një transferim te Reali i Madridit.
Nëse divorci me 22-vjeçarin do të arrihet që këtë verë, atëherë drejtuesit e klubit francez do të hidhen menjëherë në sulm për Ronaldon, të cilin mund ta sjellin në “Parc des Princes” në këmbim të kartonit të argjentinasit Mauro Icardi, i cili nuk bën më pjesë në planet e Tuchel./ss/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç