Cluji interesohet për Lumbardh Dellovën

19:14 | 20 Mars 2024
D.H

Cluji tashmë ka nisur të bëhet gati për edicionin e ardhshëm, ndërsa prioritet kanë transferimin e qendërmbrojtësit të Ballkanit, Lumbardh Dellova.

Kështu ka njoftuar “PlaySport” të mërkurën.

Dellova i ka bërë përshtypje drejtuesve të klubit rumun dhe trajnerit Adrian Mutu.

“Mbrojtësi do të shikohet nga drejtuesit e Clujit në ndeshjen mes Hungarisë dhe Kosovës më 26 mars”, njofton sajti rumun.

Dellova është pjesë e Ballkanit, ndërsa ka luajtur shtatë ndeshje për Kosovën. Dellova te Ballkani ka qenë së bashku me Albion Rrahmanin dhe Ermal Krasniqin.

Rrahmani dhe Krasniqi po shkëlqejnë në Rumani me fanellën e Rapid Bukureshtit.

‘Lewa” iu bashkua Rapidit për 600 mijë euro nga Ballkani.

Te Cluji është edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Arlind Ajeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme