Los Angeles Clippers kanë vazhduar me formën e mirë, duke marrë një tjetër fitore.
Clippers kanë mposhtur skuadrën e Miami Heat, me rezultatin 122:117.
Në këtë ndeshje, më i dalluari ishte ish anëtari i Toronto Raptors dhe San Antonio Spurs, Kawhi Leonard, i cili regjistroi ‘Triple-double’.
‘The Klaw’ kontribuoi me 33 pikë, duke shtuar edhe 10 kërcime si dhe edhe 10 asistime të tjera.
Performancë të mirë pati edhe Landry Shamet, i cili regjistroi 22 pikë, që për të janë më së shumti këtë sezon. Ai u tregua i saktë gjashtë herë nga gjuajtjet për tri pikë.
Clippers vazhdojnë kështu me formë të mirë drejt ‘Play Off’, edhe përkundër raportimeve se kimia brenda skuadrës nuk po funksionon.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...