Clippers befasohen në shtëpi, Milwaukee mposhtin lehtësisht Philadelphian
11:37 | 23 Shkurt 2020
Arbresh.info
Los Angeles Clippers ka pësuar humbje befasuese para adhuruesve të vet nga Sacramento Kings.
Skuadra nga Kalifornia ka pësuar humbje nëntë pikë diferencë 103:112.
Kent Bazemore ishte më efikasi për ekipin fitues me 23 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Fox shtoi 20 të tjera.
Kawhi Leonard tek vendasit ishte fantastik me 30 pikë, tetë kërcime e pesë asistime, por që nuk i mjaftuan për fitore.
Fitore ka shënuar edhe Milwaukee Bucks ku para adhuruesve të vet ka mposhtur Philadelphian 76ers me rezultat 119:98.
Giannis Antetokounmpo ishte fantastik në këtë përballje me 31 pikë, 17 kërcime e tetë asistime.
Me këtë fitore Bucks vazhdojnë bindshëm në pozitën e parë në Konferencën e Lindjes me 48 fitore e tetë humbje, ndërsa 76ers mbesin në pozitën e pestë me 35 fitore e 22 disfata. /Telegrafi/