Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Nënkampioni i NBA-s, Cleveland Cavaliers ka pësuar edhe një humbje që nga largimi i LeBron James.
Cavs kësaj radhe ishin viktimë e skuadrës së Dennver Nugetts, e cila triumfoi 19 pikë diferencë, 110-91.
Vetëm çereku i parë i takoi ekipit të Clevelandit, gjersa në tre të tjerët më të suksesshëm ishin kundërshtarët e papërshtatshëm.
Jordan Clarkson ishte basketbollisti më efikas i Cavaliers me 17 pikë gjersa 13 sosh i shtoi edhe Cedi Osman, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen e radhës.
Në anën tjetër më i miri në parket ishte Juan Hernangomez, i cili realizoi 23 pikë ndërsa u ndihmua edhe nga Paul Millsap që shtoi 16 pikë.
Pas kësaj, Cleveland ka bilanc prej një fitoreje dhe shtatë humbjeve gjersa Nuggets kanë arritur deri më tani shtatë fitore dhe një humbje.
Cavaliers në ndeshjen e radhës do të takohen me Charlotte Hornets kurse Denveri do të balllafaqohet me Utah Jazz. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Charlotte 107-111 Oklahoma
Philadelphia 122 113 L.A. Clippers
Atlanta 115-146 Sacramento
Boston 117-113 Milwaukee
https://youtu.be/yV_4_lBGns0
Portland 132-119 New Orleans
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...