Google ADS

Claudio Ranieri konfirmon largimin nga Roma

18:49 | 10 Maj 2019
Arbresh Info

Claudio Ranieri ka konfirmuar se do të largohet nga Roma në fund të sezonit.

Italiani, i cili është bërë i famshëm me të dërguar Leicesterin drejtë titullit në Premierë Ligë gjatë vitit 2016, mori detyrën në vendlindjen e tij në Romë gjatë muajit mars pas shkarkimit nga Fulhami, transmeton portali arbresh.info.

Ai nënshkroi një marrëveshje deri në fund të sezonit me mundësinë për të vazhduar përtej atij sezoni, por Ranieri ka konfirmuar mëngjesin e sotëm (e premte) se do të largohet.

“Erdha te Roma sepse reagimi im për të marrë thirrjen nga klub, si një tifoz Romas, ishte tepër ngazëllues dhe isha i etur për t’i ndihmuar”, ka thënë fillimisht ai.

“Puna ime këtu do të jetë deri në fund të sezonit. Kur të përfundojnë këto tri ndeshje, unë nuk punojë më këtu”

Ranieri, i cili ka menaxhuar Roman edhe gjatë vitit 2009-2011, ka fituar katër ndeshje, ka barazuar në tri dhe ka humbur dy./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme