Claudio Ranieri ka thyer heshtjen 24 orë pas shkarkimit nga Leicester City.
Në një deklaratë të lëshuar për media, trajneri italian e përshkroi qëndrimin e tij në klub si “një kohë të mrekullueshme dhe të lumtur që nuk do e harrojë kurrë”, transmeton portali arbresh.info.
“Ëndrra ime vdiq dje”, shkruan fillimisht Ranieri në deklaratën e lëshuar. “Pas euforisë së sezonit të kaluar dhe triumfit në Premierë Ligë, e gjitha që ëndërroja ishte qëndrimi në Leicester City, klubin që e dua përgjithmonë”
“Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi. Dua të falënderojë gruan time Rosannan dhe familjen time për mbështetjen e tyre të pafund gjatë kohës time në Leicester” vazhdoi ai.
“Më së shumti i falënderoj tifozët. Askush nuk mund ta marrë atë që ne arritëm së bashku dhe shpresoj që ju të mendoni për këtë dhe buzëqeshni çdo ditë ashtu siç unë do të bëjë”
“Ishte një kohë e mrekullueshme dhe e lumtur që unë nuk do ta harrojë kurrë. Ishte një kënaqësi dhe nder për të qenë kampion me ju”, përfundoi ai./arbresh.info
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...